Tare nga plazhi i Vlorës po zhvillon bisedimet për Muriqin

Futboll 10 Gusht 2020 09:01

Igli Tare po i kalon ditët e pushimeve në Dhërmi.

Edhe këtë vit nuk ka hequr dorë nga tradita, teksa ato pak ditë relaksi që Lazio dhe puna e ngarkuar ia lejojnë, po i kalon në vendlindje.

Vlonjati është fotografuar nga paparaci i “Panorama Sport”, teksa krejt i vetmuar në karrige po shijon pamjen nga deti.

Image

Ndërkohë, gjatë këtyre orëve ai ka mbyllur një marrëveshje parprake me Silvën e Sitit dhe po përpiqet të veshë me fanellën e Lazios edhe Marash Kumbullën me Vedat Muriqin. I duhet të mposhtë konkurrencën e klubeve të mëdha, por deri tani ia ka dalë që të surprizojë me goditje të mëdha.

-->