Flitet për datën e super sifdës Wilder vs Joshua

Sporte luftarake 04 Mars 2018 11:36

Deontay Wilder, pas fitores së tij të mrekullueshme në duelin me Luis Ortizin, tashmë është vetëm në pritje të konfirmimit të emrit të kundërshtarit të tij për meçin për unifikim të titujve të botës në kategorinë e rëndë në boksin profesionist.

Në fakt Wilder thjeshtësoi gjithçka në raundin e pestë të përballjes sw mbrëmshme, pasi rrëzoi kundërshtarin e tij. Pas kësaj fitore, Wilder ka hapur rrugën për t’u përballur me Anthony Joshua. Promoteri i Joshua, Eddie Hearn citohet të ketë thënë se nëse edhe Joshua fiton ndaj Parkerit me 31 mars, atëherë dueli mund të ndodhë në vitin 2018.

“Do të ishte ndeshja më e madhe e boksit. Joshua mendon se mund ta mposhtë Wilderin dhe Parkerin, por nëse është kështu atëherë duhet të përballet”, tha fillimisht ai.“Duhet t’i jepni fansave këtë mundësi, sepse nëse nuk e bëni, ata e humbin interesin. Ky duel do të ndodhë në vitin 2018”, përfundoi Hearn.

Më herët Wilder kishte bërë një deklaratë shikuesve duke thënë se Joshua është një lopë që po mjelet vazhdimisht nga promotori i tij, që hasi në shumë reagime dhe konfirmoi edhe një herë se amerikani është i gatshëm të bëjë çfarë do që është e nevojshme për të siguruar një duel me Joshuan.

-->