Taulant Xhaka bëhet baba, ky është mesazhi prekës i Granitit

Futboll 26 Mars 2020 10:16

Taulant Xhaka është bërë baba.

Gruaja e tij, Arbnora lindi djalin e tyre që e pagëzuan me emrin Klevis.

Ndërsa, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka bërë një postim prekës ku tregon ndenjën e të qenit xhaxha.

Doja të ndaja me ju Gëzimin dhe emocionin më të madh që kam ndjerë sot kur mora lajmin që jam bërë XHAXHA.
Faleminderit ZOT.
Vëllai im dhe Arbnora sollën sot në jetë djalin e mrekullueshëm me emrin Klevis ,që ta gëzojë emrin , të këtë jetë të gjatë dhe plot shëndet në jetë.
Axhi Granit ju uron çdo të mirë dhe sa me shumë shëndet per ju gjithë.
Njejtë gëzim dhe emocion kam ndje si ditën që u bëra vetë babë. Zot faleminderit për këtë dhuratë. Jam shum shum i lumtur dhe me fat që ju kam.
Axhi Granit, Leonita, dhe Ayana ju duan fort jemi shum shum krenar. Gjithmonë do jemi me ju
” – ishin fjalët e Granit Xhakës.

Kujtojmë se Taulant Xhaka luan për Baselin, ndërsa mbron ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë

-->