Taulant Xhaka dëshiron të luaj bashkë me Granitin

Futboll 06 Mars 2018 13:57

Taulant Xhaka dëshiron që sërish të luajë së bashku me vëllanë e tij, Granit Xhakën. Dyshja luajti së bashku te skuadra e Baselit para se Graniti të transferohej në Borussia Monchengladbach e më pas në Arsenal.

Por, Taulanti në një intervist për “Goal.com”, e ka pranuar se ambicie e tij është të luajë përkrah vëllait në mesfushë.

“I telefonoj Granitit katër herë në javë dhe flasim për gjithçka, jo vetëm për futbolli. Po mundohem t’i gjendem pranë, pasi po kalon në një periudhë të vështirë me Arsenal-in dhe në këtë mënyrë shkëmbejmë këshilla, por edhe kritika për njëri tjetrin dhe mundohemi ta përmirësojmë veten tonë. Ne jemi lojtarë të ndryshëm, por Graniti është teknikisht më i mirë se unë edhe pse trajnerët vlerësojnë edhe aspektet tjera. E kam të vështirë ta përcjell përmes televizionit shpesh, pasi në atë kohë edhe ne i kemi ndeshjet, por kur kam kohë përpiqem t’i shikoj ndeshjet e tij”, u shpreh Taulanti.

Xhakat ishin bashkë te ekipi i të rinjve në Concordia para se të kalonin te Baseli, kurse tani Taulanti thotë se ëndërron ditën kur do luaj përsëri në një skuadër me vëllanë e tij.

“Nëse jo tek Arsenali ndoshta te Baseli kur të kthehet në Zvicër. Është ëndrra ime të luaj sërish me vëllanë time. Por ku, nuk është problemi. Besoj se ai dëshiron të kthehet te Baseli në fund të karrierës sepse është rritur këtu dhe Baseli është ekipi i preferuar i tij. Kurdo që i ka dy ditë të lira, vjen dhe viziton familjen e miqtë. Ka lidhje të fortë”, ka thënë Taulant Xhaka. /Insporti.com

-->