#tb: Ramirez dhe Torres fundosin Barcelonën – viti 2012

Futboll 14 Mars 2018 17:34

Në vitin 2012, Chelsea kishte probleme të mëdha, në Premier League, ata nuk po performonin në standardin e kërkuar të pronarit, Roman Abramovich. Në Champions League, dukej se ëndrra e Chelsea ishte shuar sepse pas shkarkimit  të trajnerin Andre Villas Boas, për të drejtuar skuadrën e Chelsea, po vinte një trajner i pa eksperiencuar, Roberto Di Matteo.

Në ndeshjen e parë kishte fituar Chelsea, me rezultat 1-0 dhe për të gjithë, kishte qenë ndeshje e fatit për ekipin e Roberto Di Matteos sepse Barcelona konsiderohej favorit absolut në këtë ndeshje.

Ndeshja e kthimit ishte e sezonit për Chelseat. Ndeshja filloi me dominim total të Barcelonës, të cilët dolën menjëherë në epërsi ndaj Chelseat me rezultat 2 me 0. Dukej se Chelsea, nuk kishte shpresë pas këtij rezultati, dhe forma e Barcelonës ishte e lartë për të lëshuar një ndeshje si kjo e gjysmë finales së Champions League. Mirëpo, në fund të pjesës së parë, mesfushori Ramirez nga Chelsea mbeti vetëm me portierin e Barcelonës, Victor Valdes, të cilin e parabolloj me mjeshtri për të ngushtuar rezultatin në 2-1.

Barcelona deri në fund të takimit u mundua të shënoj edhe një gol, i cili do t’ia siguronte finalen e Champions League, por pa sukses.

Për t’ia shuar të gjitha munëdsitë Barcelonës, Fernando Torres, i cili po kalonte sezonin më të dobët personal në Angli, shënoj për të barazuar rezultatin dhe për të arsyetuar 50 milionët e dhënë Liverpool, për tu transferuar në Chelsea. Vlen të përmendet, se Messi kishte humbur penalltinë disa minuta para se Torres të shënoj për 2-2.

Momentet më të mira të kësaj ndeshje: