Të bashkuar nga vuajtjet, skuadra e refugjatëve në Lojërat Olimpike të Tokios

Atletikë 09 Qershor 2021 14:27

Vijnë nga Siria, Sudani i Jugut, Eritrea dhe nga tetë vende të tjera. Para stërvitjeve, ajo që i bashkonte ishte e kaluara me vuajtje dhe dhunë, që i detyroi të linin vendlindjet. Janë sportistët që në Lojërat Olimpike të Tokios do të mbajnë flamurin e skuadrës së refugjatëve: 29 atletë, përfaqësues të 12 disiplinave, që në pistë do të sjellin dhe dëshminë e Odisesë së tyre personale.

Kapitenia e skuadrës shprehet se ka qenë ish atlete dhe ka një pjekuri të mjaftueshme për të ndihmuar shokët e skuadrës që të përfaqësojnë të gjithë komunitetin botëror të refugjatëve. Ajo falënderoi kombet e bashkuara për mundësinë që iu është dhënë.

Anëtarëve të skuadrës, komiteti olimpik ndërkombëtar u ka ofruar bursa studimi, duke i lejuar që sporti të jetë për ta një mjet integrimi në shoqëri. Çdo gjë nisi në vitin 2015 me krizën e refugjatëve. Mendimi i parë ishte që mes tyre duhej të kishte patjetër dhe sportistë e në këtë mënyrë nisi çdo gjë.

Nëse për shumë nga këta atletë kjo do të jetë një herë e parë e paharrueshme, gjashtë prej tyre kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Rio De Zhanero në vitin 2016. Por që atëherë aventura ka marrë përmasa të tjera. Dhe numri i atletëve të rekrutuar është trefishuar. 

-->