Te Chelsea përçahen vetëm disa orë para finales me Arsenalin

Futboll 29 Maj 2019 08:29

Një përplasje e madhe ka ndodhur ndërmjet futbollistëve të Chelseat, gjë që ka zemëruar jashtëzakonisht shumë trajnerin italian Maurizio Sarrin.

Ishin Gonzalo Higuain dhe David Luiz ata që u përplasën gjatë stërvitjeve, 24 orë para finales në Ligën e Evropës ndaj Arsenalit.

Higuain, që është në huazim nga Juventusi, dhe Luiz shkëmbyen ndërhyrje e fjalë të ashpra.

Pas kësaj shihen pamje ku Sarri është shumë i zemëruar nga ky incident.

Chelsea e Arsenali takohen sonte në Baku, në finalen e Europa League, ku Arsenalit i duhet fitorja për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.