Të dielën, Drag Race i fundit për këtë vit

FASK 11 Tetor 2019 19:30

Gara më atraktive në auto sportin e Kosovës, Drag Race, e katërta dhe e fundit për këtë vit, mbahet të dielën në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Auto Klubi Eurogoma RT dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) premtojnë që edhe kjo garë do të jetë atraksion i vërtetë dhe për të ndodhur kjo janë marrë të gjitha masat.

Ndërkohë edhe interesimi i garuesve pritet të jetë i madh, ashtu sikur edhe i dashamirëve të shpejtësisë.

Paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues bëhet të dielën prej orës 09:00-10:00.

Pas kontrollimit teknik dhe verifikimit të dokumentacionit do të mbahen dy vozitje të lira, në të cilat garuesve do t’u matet koha dhe në bazë të rezultateve do t’u caktohen klasat.

Pas brifingut me garues do të fillojë edhe gara zyrtare.

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve do të jenë të pranishëm për çdo eventualitet.

-->