Të dielën, në Ferizaj, bie perdja e kampionatit në automobilizëm

FASK 25 Tetor 2019 18:55

Këtë të diel, në Ferizaj, mbahet gara e radhës në auto sllallom, e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Gara mbahet në afërsi të Palestrës së Sportit “Bill Clinton” dhe atë në të dyja konkurrencat, femrat dhe meshkujt.

Pa dyshim që gara është e rëndësisë së veçantë, pasi do të jetë përcaktuese për kampionët në disa klasa.

Auto Klubi Ferizaj, Auto Klubi Eurogoma RT dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka mare të gjitha masat që edhe kjo garë të ketë rrjedhë sa më të mirë dhe kampionati të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shtegu është i gjatë 1513 metra dhe do të jenë dy vozitje, ndërsa paraqitja në garë bëhet të dielën nga ora 09:00 – 10:00 (meshkujt) derisa femrat mund të paraqiten deri në orën 13:00.

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve do të asistojnë për çdo eventualitet gjatë garës.

-->