Të gjitha klubet shqiptare eliminohen nga Liga e Kampionëve

Futboll 14 Korrik 2021 13:12

Prishtina, Shkëndija dhe Teuta i ka dhënë fund aventurës së tyre në Ligën e Kampionëve, që në raundin e parë eliminator.

Kampioni i Kosovës, Prishtina, kishte punën më të vështirë, pasi luante përballë kampionit të Hungarisë, Ferencvarosit, klub që sezonin shkuar ishte në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Prishtina humbi 6-1 me rezultat të përgjithshëm, ndërsa ishte klubi i vetëm shqiptar që shënoi gol në këtë fazë.

Kjo pasi Teuta humbi me rezultat të përgjithshëm 5-0 nga Sheriff Tiraspoli, ndërsa Shkëndija pësoi humbje me rezultat të përgjithshëm 6-0, shkruan Gazeta Olle

Kampionët e Shqipërisë humbën ndeshjen e parë me rezultat 4-0 në ‘Niko Dovana’, ndërsa në ndeshjen e dytë humbi me rezultat 1-0.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë

Në anën tjetër kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, humbën ndeshjen e dytë me rezultat 5-0, pasi të parën e kishin humbur me rezultat 1-0.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Tri klubet tona do të luajnë nga xhiro e ardhshme në Conference League.

-->