Të gjithë po flasin për reagimin e Ronaldos kur Messi u shpall sulmuesi më i mirë në Evropë (VIDEO)

Futboll 30 Gusht 2019 09:42

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u ribashkuan në shortin për në Champions League në Monako, të enjten.

Dy superyjet nuk janë takuar me njëri-tjetrin që prej kur Ronaldo u largua nga Real Madridi verën e kaluar.

Dhe si finalistë për çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA, ata u ulën afër njëri-tjetrit së bashku me Virgil van Dijkun.

Ronaldo dhe Messi shtrënguan duart pasi u takuan.

Ata gjithashtu shkëmbyen fjalë, në një bisedë që të gjithë do të dëshironim ta dinim se çka u tha.

Ishte Van Dijk ai që mposhti dyshen për çmimin kryesor, por para kësaj Messi u shpall Sulmuesi i Sezonit, dhe të gjithë tani po flasin për reagimin e Ronaldos në rrjetet sociale.