Të gjithë sytë kah ‘Anfield’ – sonte super përballja në Ligën e Kampionëve

Futboll 19 Shkurt 2019 09:30

Liverpooli e mirëpret sonte Bayern Munichun në kuadër të ndeshjes së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve në stadiumin “Anfield”, duke filluar nga ora 21:00.

Është kjo një ndeshje ndërmjet dy prej skuadrave më të suksesshme në historinë e kësaj gare, ku Liverpooli synon ta përsërisë suksesin e kaluar, derisa Bayerni kërkon titullin e parë evropian që prej vitit 2013.

Liverpooli hyn në këtë ndeshje me formë të lartë pas fitores 3:0 ndaj Bournemouth, ndërsa “Bavarezët” pas fitores 3:2 ndaj Augsburg të premten.

Skuadra e Liverpoolit, e cila humbi në finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, e përfundoi fazën e grupeve në vendin e dytë, derisa Bayerni në vendin e parë kurse kjo ndeshje konsiderohet si prej më “të nxehtave” në fazën e 1/18-ës.

Liverpoolit do t’i mungojë Virgil van Dijk shkaku i kartonëve, ndërsa Joe Gomez është në fazën e rikuperimit nga lëndimi. Në dyshim është edhe Dejan Lovren, kurse Alex Oxlade-Chamberlain ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Nga ana tjetër te gjermanët do të mungojnë Corentin Tolisso, Arijen Robben, Frank Bibery dhe Jerome Boateng.

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri pritet që ta nisë ndeshjen e sotme nga banka e rezervistëve.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona do të udhëtojë në “Groupma Stadium” për t’u përballur sonte me Olimpique Lyonin në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8-ës së fianles në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është ende e pamposhtur në këtë garë këtë sezon, teksa grupin përkatës e mbaroi në vendin e parë pas fitoreve ndaj Tottenhamit, Interit dhe PSV-së. Sonte katalonasit sfidohen nga Lyoni që në fazën e grupeve ka nxjerrë katër pikë nga Manchester City.

Te Lyoni, Amine Gouiri dhe Jeremy Morel mbeten jashtë, ashtu si edhe Rafael da Silva.

Ndryshe te Barcelona është ftuar Samuel Umtiti, i cili ka munguar që disa muaj shkaku i lëndimit sikurse Rafinha, Jasper Cillessen dhe Arthur, gjithashtu të lënduar.Liga e Kampionëve21:00 Liverpool – Bayern Munich21:00 Olimpique Lyon – Barcelona.