Të hënën nis shitja e biletave për miqësoren Kosova – Burkina Faso
Futboll
19 Mars 2022
16:08

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpërmjet platformës online.
Shitja e biletave fillon të hënën nga ora 16:00.
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
Për informata më të hollësishme opinioni do të njoftohet me kohë.
/Insporti.com