Të paktën deri me këtë datë nuk ka futboll

Futboll 29 Mars 2020 16:52

Sporti është ndalur ndërsa sportistët po qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke stërvitur individualisht.

Kjo situatë është tash e tri javë, ndërsa dje Qeveria e Kosovës mori vendim që masat në luftë kundër koronavirusit të zgjasin deri më 6 prill, çka i bie që klubet duhet të mos llogarisin në punë së paku edhe një javë.

Padyshim kjo është një zgjatje e madhe dhe tashmë mund të thuhet se sportistëve iu duhet një kohë e gjatë për ta arritur formën fizike aty ku e lanë tri javë më parë.

Shumë kampionate në Evropë tashmë kanë filluar të mendojnë alternativa për vazhdimin e kampionatit, derisa në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë thënë që janë në kontakt me UEFA-n në lidhje me çdo veprim sa i përket çështjes së rifillimit të kampionatit do të bëhet në koordinim të plotë me organet e futbollit evropian.

-->