‘Të qes jashtë, qitum bre”, ky ishte komenti i Lushtakut pasi u përjashtua me karton të kuq

Futboll 15 Shtator 2019 09:41

Drenica ka pësuar një humbje në fushën e vetë nga Gjilani me rezultat 2:0, derisa një goditje tjetër që ka marrë skuadra vendase ishte përjashtimi me karton të kuq i trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku dhënë nga gjyqtari Besfort Kasumi.

Trajneri drenicas, Tahir Lushtaku e ka komentuar këtë rast derisa ka mohuar që ka pasur diçka serioze në bisedën që kanë bërë me gjyqtarin.

“Absolutisht nuk ka pasur asnjë bisedë të nxehtë. Ishin fjalë të përsëritura nga ndeshja, por ai me tha ‘të qes jashtë’ unë i thash qitem bre masi e ki këtë mundësi dhe ai veproi ashtu”, ka thënë Lushtaku para se ta komentojë më pas humbjen e skuadrës së tij.

“Them se gjyqtari Besfort Kasumi gjatë tërë ndeshjes ka gjykuar me tendencë dhe kjo ndikoi. Ai mund të jetë me stemë të FIFA-s por sot ka ndikuar në humbjen tonë”, ka thënë Lushtaku.

-->