Të shtunën Kuvendi i Punës i FBK-së

Uncategorized 22 Mars 2022 12:09

Të shtunën (26 Mars) nga ora 11:00 në hotel “Four Points by Sheraton Prishtina” do të mbahet Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në këtë Kuvend të Punës do të diskutohet për Punën që është bërë në vitin 2021 dhe Plani i Veprimit, Financiar dhe Marketingut për Vitin 2022.

Rendit i ditës

1. Zgjedhja e Trupave Punues

a. Kryesisë së Punës

b. Komisionit Verifikues

c. Procesmbajtësit

2. Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës 30.03.2021

3. Raporti i Punës për 12 mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025 (Kryetari i FBK-së, z. Arben Fetahu)

4. Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2021 (Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, znj. Elvira Dushku)

5. Raporti i Auditimit për vitin 2021 (Kryetari i FBK-së, z. Arben Fetahu)

6. Draft Plani i Veprimit 2022 (Kryetari i FBK-së, z. Arben Fetahu)

7. Draft Plani Financiar 2022 (Kryetari i FBK-së, z. Arben Fetahu)

8. Draft Plani i Marketingut 2022 (Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, znj. Elvira Dushku)

9. Ndryshimet Statutare

10. Të ndryshme.

-->