Të shtunën njoftoi për vdekjen e gjyshit, të dielën fitoi Kupën e Kosovës

Hendboll 30 Qershor 2020 09:24

Portierja Njomza Kelmendi vazhdon të bëj dallimin te KHF Vushtrria.

Të dielën në finale ndaj Istogut ishte në shumë raste e pakalueshme, përcjellë Gazeta Olle.

Burneta Rama, Shqipe Tahiri dhe lojtaret tjera po ashtu dhanë kontribut të çmueshëm që skuadra e Arben Parduzit të kthejë kupën në qytetin e vjetër, me traditë në hendboll.

Por të shtunën Kelmendi njoftoi për vdekjen e gjyshit pas një ataku kardiak.

Kurse të dielën e udhëhoqi Vushtrrinë drejt triumfit në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

-->