Të shtunën zhvillohet derbi në basketbollin kosovar

Superliga 18 Mars 2019 21:22

Është publikuar orari i ndeshjeve të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa derbi i xhiros do të zhvillohet në ‘Sezai Surroi’ të Prizrenit.

Kampioni aktual Bashkimi pret Rahovecin në formë të shtunën me fillim prej orës 19:00.

Derisa Bashkimi dëshiron t’i kthehet fitores pas humbjes nga Ylli, Rahoveci kërkon të luftojë deri në fund të stinorit të rregullt për pozitën e dytë.

Të shtunën në Pejë Borea pret Prizrenin në ndeshjen që nis në ora 17:00. Kurse të dielën, interesant pritet të jetë në Suharekë, ku Ylli pret Trepçën (17:00).

Kurse, udhëtimi i Prishtinës në Lipjan (19:00) nuk pritet të jetë më shumë sesa një stërvitje që llogaritet për bardhekaltërit.