Tefik Bajrami fiton me nokaut teknik titullin e botës (WBU) (VIDEO)

Boks 10 Mars 2018 23:49

Tefik Bajrami, boksieri i njohur si “Stuhia”, me prejardhje nga Podujeva që ushtron në Zvicër, ka deklasuar kundërshtarin e tij, turkun Ozcan Cetinkaya.

Në Cyrih të Zvicrës, Tefik Bajrami ka fituar titullin botës në versionin WBU (World Boxing Union).

Qe nga fillimi i këtij dueli Tefik Bajrami, ishte dukshëm më i mirë se kolegu i tij, Ozcan Cetinkaya.

Raundet e para të takimit i ka dominuar Bajrami, i cili përdori fuqinë kundër Cetinkaya. Kundërshtari i Bajramit është lodhur dhe goditjet të cilat i mori nga boksieri shqiptar nuk mundi të vazhdoj tutje meçin.

Tefik Bajrami, mban titullin gjerman në kategorinë deri në 91kg dhe titullin botëror në WBU, dhe me këtë fitore ai shënoi pikën më të lartë të karrierës së tij.

Më 19 gusht të vitit të kaluar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prezantoi boksierin Tefik Bajrami si anëtarin më të ri të partisë. Me afrimin e Bajramit, PDK në Podujevë thoshte se është bërë më e “fuqishme”.

Bajrami, i cili stërvitet në Zvicër, kishte garuar për një vend në Kuvendin Komunal të Podujevës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Por, fuqia politike që PDK mendonte se i kishte sjellë Bajrami, nuk u dëshmua në zgjedhje.

Bilanc në boksin profesional i Tefik Bajrami është, 13 fitore dhe 1 humbje. /Insporti

-->