Tefik Bajramit i “prishet” meçi për titull të botës

Boks 10 Mars 2018 22:23

Tefik Bajrami i është prishur dueli ndaj ganezit Abraham Tabul që ishte paraparë të zhvillohet sonte nga ora 23:00.

Megjithatë, paralajmërimi i kampit të Bajramit për meçin me 27-vjeçarin ganez është prishur për një arsye të pazakontë. Abraham Tabulit i është refuzuar viza nga autoritetet zvicerane, pasi ata janë frikësuar se Tabul nuk do ta lëshonte Zvicrën nëse do futej brenda territorit të saj.

“Ne kemi pranuar një mesazh nga autoritetet zvicerane ku na kanë treguar se Tabul nuk është lejuar të futet në Zvicër”, ka thënë Tefik Bajrami në një prononcim për Luzerner Zeitung.

Por, boksieri nga Podujeva, që stërvitet në Lucern, e ka zëvendësuar ganezin Tabul me një boksier të panjohur turk: 39-vjeçarin Özcan Cetinkaya.

Cetinkaya ka 23 fitore, 13 humbje dhe dy barazime në boksin profesionist.

Dueli mes 39-vjeçarit turk Ozcan Cetinkaya dhe Tefik Bajramit do të zhvillohet sonte, megjithatë anulimi i duelit të podujevasit ndaj ganezit Tabul e ka ulur entuziazmin në mesin e adhuruesve të Bajramit.

-->