Telashe për Anthony Joshuan

Boks 08 Janar 2019 21:10

Wembley është i rezervuar me 22 prill për Anthony Joshuan.

Stadiumi i famshëm anglez do të pres kampionin në fuqi, mirëpo nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i tij.

Bokiseri britanik që mposhti Povetkinin me 22 shtator po në këtë stadium është i zemëruar që ende nuk ka një kundërshtar për t’i mbrojtur titujt, IBF, WBO dhe WBA.

Anthony Joshua dhe Eddie Hearn

“Unë nuk e takoj Eddie prej 2 javësh, kështu që nuk e di se çfarë po ndodh. Kjo nuk është kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur për një luftë të tillë. Ju duhet të dini se kush do të jetë rivali dhe kështu që ju të filloni përgatitjen nga tani. Unë duhet të di që tani. Pse duhet ta mësoj në fund të këtij muaji?”, deklaroi Joshua.

“Çfarë do të bëj, të rri dhe të pres? Jo, duhet të di se çfarë po ndodh kështu që unë mund të filloj përgatitjet. Këto lloj luftimesh, ju duhet t’i përgatisni tre, katër muaj më parë. Ju duhet të dini se çfarë po bëni paraprakisht dhe më pas të bëni testimin e duhur të drogës”, ka thënë Joshua.

Dillian Whyte është përfolur se mund të jetë kundërshtari i tij për këtë datë para se të pres fituesin e revanshit, Wilder- Fury.