Telashe për Challandes, lëndohet mbrojtësi i Kosovës

Futboll 29 Tetor 2019 17:13

Reprezentuesi i Kosovës, Mirlind Kryeziu është lënduar në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar me skuadrën e tij FC Zurich, shkruan Insporti.com.

Qendër mbrojtësi ka pësuar lëndim muskulor në ndeshjen kundër FC Luganos e cila u zhvillua më 20 tetor.

Sipas faqes zyrtare të klubit zviceran mbrojtësi “dardan” do të mungojë për disa javë.

“Ne i dëshirojmë Mirlindit shërim të shpejtë”, shkruan mes tjerash FC Zurich.

Kryeziu ka qenë i ftuar në ndeshjet e fundit të Kosovës nga Bernard Challandes, por që ende nuk ka debutuar. /Insporti.com/

Mirlind Kryeziu und Mimoun Mahi fallen mit Muskelverletzungen aus:?? https://bit.ly/2BQYzgy

Gepostet von FC Zürich am Dienstag, 29. Oktober 2019

-->