Telashe për Realin e Solarin para ndeshjes me Betisin

Futboll 12 Janar 2019 11:58

Real Madrid do të ketë shumë punë me Betirin të dielën në Benito Villamarín.

Para udhëtimit për në Sevilla, Vinicius Junior nuk është stërvitur për shkak të gripit, që gjithashtu mungoi edhe në seancën e djeshme dhe AS raporton se braziliani është pothuajse jashtë për këtë ndeshje – mungon vetëm zyrtarizimi.

Ky është një lajm i keq për Solarin, që për këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në shërbimet e Kroos, Asensio, Llorente, Bale e Courtois – që të gjithë të lënduar.

Do të mungojë gjithashtu edhe Lucas Vasquez, i suspenduar në humbjen 0-2 në Bernabeu nga Real Betisi.

Lajmi mirë është se Mariano po stërvitet normalisht me pjesën tjetër të ekipit dhe mund t’i hyjë në punë nesër mbrëma Solarit, i cili gjithashtu po mendon të marrë me vete edhe sulmuesin e akademisë, Cristo González, për shkak se vetëm Benzema dhe Brahim Diaz janë të gatshëm nga lojtarët ofensivë.

Ndeshja mes Betisit dhe Realit zhvillohet në “Benito Villamarin” nga ora 20:45. /Insporti.com/