Telashe për San Antonion e Houstonin

Basketboll 05 Dhjetor 2018 08:51

Skuadra e San Antonios ka dështuar në përballjen ndaj Utah Jazz, ku u mund 139-105, humbje që ka zbritur ekipin teksan në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit.

7 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë, me Mitchell që ishte më i miri me 20 pikë.

Një sezon zhgënjyes për Spurs, që duhej të ishin mes ekipeve pretendente, por bashkë me Houston mbyllin renditjen në Perëndim.

Zhgënjen edhe ekipi i Miami Heats, që u mund në fushën e tij 90-105 nga Orlando, ndeshje ku mysafirët bënë diferencën në çerekun e fundit, falë 20 pikëve e 13 rebound të Gordon.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Sacramento, që mundi 122-105 Phoenix, sfidë e komanduar gjatë gjithë kohës nga miqtë, që diktuan në fushë me lojën e tyre.

Te Phoenix mungoi lojtari lider, ndërsa për Sacramento u dalluan lojtarët e stolit, që realizuan 71 pikë (Hield, 20 pikë, më i miri).

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Chicago, 96-90

Miami – Orlando, 90-105

Dallas – Portland, 111-102

Phoenix – Sacramento, 105-122

Utah Jazz – San Antonio, 139-105