Telashe për Valverde, lëndohet ylli i skuadrës
Futboll
18 Mars 2019
15:09

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Real Betisit.
Ai pritet të jetë jashtë fushave për 15 ditë pas lëndimit, transmeton Insporti.com.
Uruguaiani u zëvendësua në pjesën e dytë dhe iu nënshtrua testeve të mëtejshme të hënën për të zbuluar shkallën e dëmit.
Barcelona sot njoftoi se Suarez do të jetë jashtë për 10-15 ditë dhe se nuk do të grumbollohet me kombëtaren e Uruguajit, për t’u nënshtruar trajtimit në Spanjë.
Suarez do të mungon në ndeshjen kundër Espanyol dhe Villarreal derisa pritet të rikuperohet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United. /Insporti.com/