Tenis, befason ish-numri 1 i botës: “Po tërhiqem, nuk do të luaj më”

Tenis 11 Janar 2019 10:45

Ish-numri 1 në botë për meshkuj në tenis, britaniku Andy Murray, ka deklaruar se do të tërhiqet përgjithmonë nga ky sport këtë sezon.

Murray synon ta bëjë këtë pas grand slamit të Wimbledonit, në qershor, në vendlindjen e tij, por ka gjasa që kjo gjë të ndodhë më herët.

Ai tha ka aq shumë dhimbje saqë mund t’i japë fund karrierës ndoshta menjëherë pas Australian Open, raporton Insporti.

“Kam shumë dhimbje, që nuk më lejon të stërvitem dhe të luaj rregullisht”, u shpreh Murray.

“Dëshira ime është që të tërhiqem pas Wimbledon, por nuk e din ë se jam i aftë të arrij deri aty duke luajtur. Ka shumë mundësi që ky grand slam në Melburn, të jetë i fundit që do të luaj”.

“Po tërhiqem, pasi dua të bëj gjërat normale në jetë, që ta vesh çorapen pa pasur dhimbje”, shtoi ai.

“E kam shpinën shumë keq dhe mjeku që më operoi vjet e konfirmoi këtë gjë. Operacioni që bëra vjet nuk arriti të më ulë dhimbjet, ndaj nuk do të vazhdoj më të luaj”.

Murray ka fituar shumë tituj në karrierë, veçuar dy herë Wimbledonin (2013, 2016). /Insporti.com/