Tenisi ndalet deri më 7 qershor, pas Roland Garrosit rrezikon edhe ky turne

Tenis 19 Mars 2020 15:45

Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka marrë sot një tjetër vendim, duke shtyrë deri më 7 qershor të gjitha veprimtaritë e këtij sporti për shkak të coronavirus, që ka gjunjëzuar këtë sport anembanë botës.

Kjo do të thotë 3 muaj pa tenis, ndërkohë që vendimi i mëparshëm ishte për një pezullim prej 6 javësh, që tani shkon në 12 javë.

Ky vendim solli anullimin e mjaft eventeve të mëdha, përfshi edhe Roland Garros, që nga maji u shty për në shtator.

Por të njëjtin fat mund të ketë edhe grand slam i Wimbledon, që zhvillohet në Londër në datat 29 qershor deri më 12 korrik.
Anullim apo shtyrje të turneve pritet të ketë edhe sezoni i ndeshjeve në fushat me bar, që nis pikërisht në fillim të qershorit.

-->