Tenisti bullgar Dimitrov u fut në fushë me pizhame

Tenis 21 Janar 2020 08:31

Grand slami i Australian Open filloi të hënën me disa befasi dhe momente interesante, shkruan Insporti.com.

Elminimi i Venus Williams nga 15 vjeçarja Coco Gauff bëri bujë të madhe.

Por në diten e pare ka pasur edhe shumë momente qesharake.

Pas Elliot Benchetrit që kërkoi ndihmë për të qëruar një banane, një tjetër tenist bëhet protagonist. Bëhet fjalë për bullgarin, Grigor Dimitrov, që para fitores me përmbysje ndaj argjentinasit, Juan Ignacio u fut në fushë i veshur me pizhame.

Kjo tërhoqi vëmendjen e të gjithë, por bullgari pohoi se i pëlqen të luaj me ngjyrat dhe se pizhamet ishin mjaft të rehatshme për të mbërritur në fushë.

“Unë mendoj se veshja është argëtuese. Unë në të vërtetë i dua, i dua ngjyrat. Më pëlqen të eksperimentoj gjithashtu dhe kur jam në fushë, nuk mendoj vërtet shumë për veshjen,” tha Dimitrov.

-->