Tenisti serb: “Nuk futem në politikë, sistemi është i ndyrë – dua diplomë”

Tenis 25 Maj 2021 16:16

Tenisti serb, Novak Djokoviç, ka zbuluar se çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës, duke bërë me dije se nuk do t’i futet politikës, transmeton Insporti.

“Do doja ta kisha një diplomë universitare. Jam i zhgënjyer që s’e kam pasur këtë sukses si i ri. Por jam i lumtur që kam arritur këto që i kam. E mira e kësaj është që ju fakultetin mund ta regjistroni edhe në moshë 40-vjeçare”, ka thënë Djokoviç

Novak u pyet nëse është i gatshëm të futet në politikë në të ardhmen, dhe kjo ishte përgjigja e tij.

“Unë nuk jam gati të flas për politikën. Nuk më pëlqen ky sistem i ndyrë” – përfundoi ai.

-->