Tenistja e njohur ‘vërshon’ plazhin e Majamit

Tenis 25 Shkurt 2019 22:03

Tenistja bukuroshe, Eugenie Bouchard duket në formë të mirë, derisa është fotografuar në plazhin e Majamit.

24-vjeçarja është në pushim pas shumë angazhimeve, dhe e ka zgjedhur Majamin për t’i shijuar rrezet e diellit, transmeton Insporti.

Ajo është fotografuar duke shijuar diellin dhe detin, derisa është sorollatur me një buzëqeshje në fytyrë.

Kanadezja është ndihmuar nga një mike në spërkatjen e trupit me krem për rrezitje, derisa kishte veshur bikine me ngjyrë të gjelbër.

Bouchard gjithashtu ka “shpërblyer” 1.9 milion ndjekësit e saj në Instagram, duke postuar foto nga dita e saj në plazh.

Mos i humbisni fotot e mëposhtme. /Insporti.com/