Tenistja nga Kosova e fiton turneun “Neocom Open 2021”

Tenis 16 Gusht 2021 09:10

Vesa Gjinaj, është shpallur kampione në turneun e tenisit “Neocom Open 2021”.

Në turneun i cili është mbajtur në Shkup, tenistja kosovare e ka zënë vendin e parë, derisa u kurorzuar edhe me titull.

Në finale Gjinaj, e ka mposhtur kundërshtaren nga Maqedonia e Veriut, Aleksandra Simeva.

Tenistja jonë kosovare fitoi 2-1 me sete (6:4 2:6 6:3). Ndërsa, kujtojmë që në gjysmëfinale e ka mposhtur italianen Sara Milanese 6-3 3-6 7-5.

Kurse, Vesa në çerekfinale kishte mposhtur Asli Ozcan me rezultat 6-4 dhe 6-1. Para saj ajo kishte eleminuar edhe bartësen e tretë të turneut, Sara Pantelic, me rezultat 6-4 dhe 6-4 me sete.

-->