Tenistja numër një e Rusisë bën thirrje të ndalet lufta

Tenistja numër një e Rusisë, Anastasia Pavlyuchenkova, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe luftës ndaj popullit ukrainas. Në një shkrim të publikuar në “Instagram”, Pavlyuchenkova ka publikuar një shkrim, në të cilin u bënë thirrje autoriteteve ruse ta ndalojnë luftën.
“Ambiciet personale apo motivet politike nuk mund ta justifikojnë dhunën. Kjo e merr të ardhmen jo vetëm nga ne, por edhe nga fëmijët tanë. Ndaloni dhunën, ndaloni luftën”, ka thënë fituesja e medaljes së artë në “Tokio 2020”.
Të dielën Federata e Tenisit e Ukrainës i kërkoi organit drejtues të sportit, Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) ta përjashtojë menjëherë Rusinë dhe Bjellorusinë nga organizimi dhe ta ndalojë Rusinë nga turnetë ekipore dhe individuale.