Tension dhe xham i thyer: Tërbohet Neymar, kërcënon të dashurin e së ëmës

Futboll 08 Qershor 2020 13:16

Nëna e Neymar ka një lidhje me një djalë 30 vite më të ri se ajo. Nadine Goncalves, e divorcuar në vitin 2016, është në një raport dashurie me modelin 22-vjeçar Tiago Ramos, i cili është një fans i çmendur i sulmuesit të PSG.

Sherret mes tyre nuk mbarojnë kurrë, teksa ndahen dhe pajtohen sërish më pas. Momentet e tensionit nuk mungojnë në çiftin e pazakontë. Sherri i ndodhur në shtëpinë e Tiagos, që përfundoi me një xham dritare të thyer nga zemërimi, ka tërbuar Neymar.

Mundo Deportivo ka siguruar një audio ku dëgjohet ylli brazilian duke biseduar me disa miq të tij në lidhje me këtë temë. Neymar shfaqet i acaruar me Tiagon, të cilin e quan “viadinho”, një fyerje homofobe (flitet se Tiago ka pasur lidhje të tjera paralele me meshkuj gjatë fejesës me Nadine).

Sulmuesi e ka kërcënuar modelin se do e pësonte keq nëse vazhdon të sillet keq me nënën e tij. “Tiago u rrëzua, ky është shkaku pse u thye xhami“, pretendon Nadime, por lojtari i kombëtares braziliane nuk e ka besuar aspak versionin e saj. 

-->