Tension te Barcelona, Messi e Griezmann në “luftë të ftohtë”

Futboll 14 Shkurt 2020 17:23

Tensionet te Barcelona nuk kanë fund dhe janë evidente. Lionel Messi dhe Antonie Griezmann nuk kanë asnjë kontakt mes tyre dhe duket se është një marrëdhënie e destinuar të thyhet që pa nisur mirë. Argjentinasi dhe francezi nuk janë miq dhe kjo është e qartë.

Në dhomat e zhveshjes së Barcelonës ka pakënaqësi dhe lojtarët nuk kanë unitet.

Senatorët akuzojnë francezët, me Grizzyn në krye, që ka folur me Eric Abidal dhe i tregon se sillen situatat mes lojtarëve. Një akuzë e tillë ka thyer krejtësisht marrëdhënien.

“El Chiringuito” ka ndjekur nga afër stërvitjen e kampionëve të Spanjës dhe ka konfirmuar se mes Messit dhe Grizzyt nuk ka raport. Ata nuk flasin dhe nuk shohin as në sy njëri-tjetrin.

Argjentinasi nuk e ka përkrahur kurrë shokun e tij të ekipit dhe ka qenë kundër një afrimi të tillë që në momentin e parë që është mësuar me situatën.

-->