Tensione në Drenas, përleshen futbollistët e Gjilanit dhe 89-shit

Futboll 27 Tetor 2019 15:31

Gjilani dhe Trepça 89’ janë duke e zhvilluar ndeshjen e vlefshme të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Pjesa e parë përfundoi baras pa gola. Skuadra mysafire ishte pranë golit në dy raste, por Gëzim Rusi dhe Arb Manaj nuk u treguan të saktë para portierit Kenan Haxhihamza.

Pjesa e dytë filloi me tensione. Pas një dueli në mesfushë në mes të Muhamed Useini dhe Traore, u krijua një tollovi duke shkaktuar tensione mes futbollistëve.

I sapo inkuadruar në ndeshje, mesfushori i Gjilanit Fiton Hajdari e shtyu Lacina Traore duke nxitur reagimin e futbollistëve të 89shit.

Megjithatë, kjo situatë u menaxhua mirë nga gjyqtari kryesor i ndeshje Burim Jahmurataj, i cili e ndëshkoi me kartonë të verdhë Hajdarin.

Rezultati momental është 0:2 në të mirë të 89-shit.

Gjilani është duke e zhvilluar ndeshjen në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Për shkak të dënimit nga disiplinori e ka pezulluar fushën e Gjilanit për dy ndeshje pas sulmit të tifozëve gjilanas në gjyqtarin e ndeshjes Gjilani – Llapi. /insporti.com/

-->