Tensione në skuadrën e Barcelonës – plas sherri mes Messit e Ter Stegen

Futboll 06 Shkurt 2020 17:25

Situata në klubin e Barcelonës nuk është aspak mirë. Pas ngjarjeve mes drejtorit sportiv Eric Abidal dhe kapitenit Lionel Messi, një tjetër sherr ka ndodhur në skuadër.

Sipas gazetës së njohur spanjolle “El Pais”, Messi është përfshirë në një konflikt verbal me portieri Marc Andre Ter Stegen.

Gjithmonë sipas “El Pais”, argjentinasi dhe portieri gjerman, të cilët njihen brenda skuadrës si liderët e Barcelonës kanë debatuar me tone të ashpra me njëri-tjetrin për shkak të rezultateve gjatë këtij sezoni.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, e ka zhvilluar dje një mbledhje emergjente për të qetësuar mosmarrëveshjet e brendshme në klub.

Drejtori sportiv i klubit Eric Abidal dhe kapiteni Lionel Messi kanë shkëmbyen replika rreth gjendjes jo të mirë të ekipit.

-->