Tentoi të tallej me kundërshtarin në ring, 25 vjeçari pëson nokaut brutal

Boks 22 Dhjetor 2020 10:24

Frank Sanchez në mënyrë të pamëshirshme goditi Julian Fernandezin aq fuqishëm, sa që ai mbeti i shtrirë në ring, derisa sytë iu rrotulluan prapa kokës.

Boksieri kubanez e përfundoi meçin me stil, duke lansuar një kombinim grushtesh.

Sanchezi i bëri presion Fernandezit në litarë, teksa lansoi një goditje me të djathtën, të cilën e përcolli me një të majtë në nofull dhe pastaj një të djathtë tjetër poashtu në nofull.

E krejt kjo erdhi pasi Fernandez u mundua të tallej me të, duke kërkuar që ta godite më fuqishëm.

Shikoni më poshtë.

Sanchez tash ka një bilanc 16-0 si profesionist, 12 prej të cilave i ka përfunduar me nokaut.

-->