Ter Stegen: El Clasico do të thotë gjithçka për neve

Futboll 29 Shkurt 2020 09:03

Të dielën rikthehet El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës.

Dy pikë është diferenca mes dy skuadrave në renditje, katalanasit kryesojnë me dy pikë më shumë dhe do të bëjnë maksimumin për të ruajtur kreun në duelin e 1 marsit në “Santiago Bernabeu”.

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen deklaron për Mundo Deportivo se ai dhe shokët e tij, po e presin me padurim këtë përballje spektakolare dhe do shkojnë në kryeqytet për fitore.

“Fitimi i El Clasico do të thotë gjithçka për ne. Duam të fitojmë titullin dhe shpresojmë të jemi në gjendje të mbajmë vendin e parë deri në fund të sezonit. Duam të jemi më të mirët. Ndeshja me Realin mbetet gjithmonë e veçantë, është një përballje unike, mezi po presim të zbresim në fushë. Kemi privilegjin të luajmë një ndeshje kaq të rëndësishme për pak ditë. Duam ta shijojmë këtë ndeshje dhe të sigurojmë fitoren”, deklaron portieri gjerman.

-->