Ter Stegen vendos për të ardhmen, kjo është përgjigjja për Barcelonën

Futboll 02 Qershor 2020 22:58

Mark Andre ter Stegen nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona këtë verë. Gjermani pranon se negociatat për marrëveshjen e re kanë filluar.

Portieri ende nuk ka zgjatuar kontratën me Barcelonën shkaku i COVID-19, gjë e cila ishte arsyeja kryesore që agjenti i tij dhe skuadra katalane nuk kanë arritur një marrëveshje akoma.

“Nuk ka asnjë mënyrë që unë të largohem nga Barcelona këtë verë. Agjenti im dhe klubi kanë mbajtur bisedime rreth kontratës së re, por ato janë ndaluar shkaku i koronavirusit, dhe nuk ishte koha ideale për të folur rreth kontratës së re. Në kohën kur të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin dhe jetën e tyre, ne vendosëm të shtyjmë bisedimet. Unë ndjehem mirë në këtë qytet dhe familja ime gjithashtu”.

-->