“Ter Steven, Ter Steven…”, kërkesa e tifozes për portierin e Barcelonës po bën xhiron në rrjet

Futboll 04 Maj 2021 13:56

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen ka qenë protagonist i një skene që ka bërë xhiron në rrjet, përcjell Insporti.

Siç ka shpjeguar AS, portierit të Barçës i është bërë një kërkesë nga një tifoze jashtë qendrës sportive të skuadrës: “A mund t’i dedikosh një gol mbesës sime?”.

Nuk dihet me siguri nëse gruaja e dinte se me kë po fliste edhe pse e ka thirrur disa herë gjermanin… “Ter Steven”. Gjithsesi, numri një i Barçës nuk do ta ketë shumë të lehtë t’ia plotësojë dëshirën.

Shihni videon më poshtë:

-->