Tërhiqet boksieri më i keq i të gjitha kohëve (VIDEO)

Sporte luftarake 18 Mars 2018 11:45

Robin Deakin ka përfunduar karrierën e tij si boksier aktiv dhe kjo është bërë lajm i madh, fillimisht në Angli, e më pas edhe në vende tjera të Evropës. Për ata që e përcjellin boksin kjo mund të jetë dukur e çuditshme meqë Deakin asnjëherë nuk ka fituar titull bote ose diçka të ngjashme.

Por, ai është i njohur me një epitet tjetër – si boksieri më i keq i të gjitha kohëve.

Deakin ka fituar meçin e tij të parë në karrierë, por më pas ka fituar vetëm edhe një meç dhe i ka humbur edhe 53 meçe tjera. Sikur bilanci prej 2 fitoreve dhe 53 humbjeve nuk mjaftoi, Deakin pohoi se “po e lë boksin për shkak se nuk po mund të duroj më dhe kam filluar të humbë qelizat e trurit”.

Në fakt humbja e qelizave të trurit pas më shumë se 50 meçeve profesioniste të humbura ishte konstatuar edhe nga mjekët, të cilit i kishin rekomanduar organeve në Britani të madhe që t’ia suspendojnë ose tërheqin krejtësisht Deakinit licencën e boksierit profesionist.

-->