Tërmet me magnitudë prej 5.7 ballësh në Acapulco Open, tenistët as që e vënë re

Tenis 20 Mars 2021 20:23

Yjet e tenisit, Alexander Zverev dhe Dominik Koepfer kanë pasur mbase takimin më të çuditshëm ndonjëherë, kjo pasi gjatë ndeshjes së tyre gjysmëfinale të Acapulco Open, u dëgjuan dridhjet e tërmetit prej 5.7 ballësh, shkruan Insporti.

Tërmeti me magnitudë prek 5.7 ballësh bëri që spektatorët në turmë të gulçonin, edhe pse Zverev dhe Koepfer ishin plotësisht të pavëmendshëm ndaj tij.

Pas ndeshjes, të cilën e fitoi, 6-4, 7-6, Zverev tha: “Nuk e dija se çfarë ndodhi.

“As Dominik. Ne sapo dëgjuam turmën. Unë mendoj që turma e ndjeu atë më shumë se ne.

“Kam parë edhe më heret këtu tërmete, kështu që mendoj se është normale për Acapulco.

Ndryshe, në finalen e Acapulco Open, Zverev të ndeshet me yllin grek të tenisit, Stefanos Tsitsipas, i cili gjysmëfinalen e tij kundër Lorenzo Musetti e fitoi me rezultat 6-1, 6-3. /Insporti

-->