“Termet” te Ballkani, Daku, Hoxha dhe drejtori sportiv largohen nga klubi

Futboll 10 Qershor 2021 10:11

Ballkani ka njoftuar se Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe drejtori sportiv i klubit Avni Bytyqi janë larguar nga klubi, shkruan Insporti.com.

Klubi nga Suhareka ka falënderuar për bashkëpunimin e tyre dhe ju ka uruar suksese në karrierë.

 “Huazimi i Mirlind Dakut nga NK Osjek (Kroacia) i cili duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë hyri në histori si golashënuesi me i mirë, skadon në këtë muaj gjatë së cilit ai do të kthehet në klubin kroat. Daku na ka dhuruar shumë emocione gjatë kohës sa ka djersitur fanellën e portokalltë, të cilin e falënderojmë dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës”.

“Anësori këmbëshpejtë Arbër Hoxha pas bashkëpunimit dy vjeçar ka vendosur qe fatin e tij sportiv dhe ngritjen si futbollist profesionist ta kërkojë në njërën nga ligat e Evropës. Klubi falënderon Arbërin duke i dëshiruar shumë sukses në klubin e ri”.

“Arbër Shala mbrojtësi i majtë ndan rrugët me FC Ballkani pas një periudhe 6 mujore sa ka qëndruar në detyrat e tij, të cilat i ka kryer me shumë përkushtim, duke e falënderuar Arbrin i urojme shume suksese gjet karrierës në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit.

-->