“Tërmet” te Barcelona – futbollisti blaugran nuk e mohon transferimin tek Real Madridi

Futboll 10 Janar 2020 14:52

I huazuari te Real Betisi, Carles Alena ka shqetësuar fansat e Barcelonës duke refuzuar të mohojë një transferim te Real Madridi në të ardhmen

Mesfushori iu bashkua “Los Verdiblancos” në formë huazimi deri në fund të sezonit.

“Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll, kurrë nuk i dihet,” tha Alena.

“Qartazi ata janë rivalë dhe unë kam qenë pjesë e Barçës tërë jetën time, kështu që do të jetë e vështirë, por unë kurrë nuk them kurrë sepse shumë gjëra mund të ndodhin në këtë sport.

“Por ata janë rivalë të mëdhenj dhe nuk kam qenë kurrë fans i tyre.”

-->