“Tërmet” te Milani, largohet Donnarumma

Futboll 17 Shkurt 2020 14:27

Përveç që nuk po kalon në formë të mirë skuadra e Milanit këtë sezon, ata janë duke u përballur me një situatë aspak të mirë.

Është portieri Gianluigi Donnarumma i cili nuk e ka vazhduar kontratën dhe mund të largohet nga San Siro në fund të këtij sezoni

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

“Rossoneri” janë munduar ta vazhdojnë kontratën me portierin italian, por bisedimet nuk kanë treguar shenja jete.

Me këtë rast, Kuqezinjtë duket se ia kanë vënë syrin portierit të Torinos, Salvatore Sirigu.

 

-->