“Tërmet” te Real Madridi, futbollisti i njohur rrezikon 6 muaj burg

Futboll 23 Tetor 2020 12:00

Luka Jovic rrezikon burgun në Serbi dhe kjo për shkak të shkeljes së protokollit shëndetësor në momentin që fluturoi nga Madridi në Beograd. Sulmuesi i kampionëve të Spanjës duhet të qëndronte në karantinë për 14 ditë, pasi në Serbi autoritet kishin shpallur gjendjen e alarmit.

Jovic thuhet se kishte në Beograd për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij dhe në vendin e tij shkelja e karantinës u bë e madhe, pasi pati edhe komente nga politikanë të rëndësishëm të vendit që e duan atë që Jovic kishte bërë.

Alibia e sulmuesit është se kishte shkuar të blinte diçka në farmaci. Gjithsesi mediet në Spanjë bëjnë me dije se prokurori i çështjes ka kërkuar gjashtë muaj burg për futbollistin e Real Madrid dhe kombëtares serbe.

Gjykata pritet të marrë një vendim së shpejti për Jovic, i cili nuk ka qenë sportisti i vetëm që shkeli rregullat e karantinës. Ligji në Serbi parashikon minimalisht gjobë që kap vlerën e 1275 eurove dhe maksimalisht mund të dënohesh deri në 3 vite burg. Për Jovic janë kërkuar 6 muaj burg.

-->