“Tërmet” tek United, Zidane takohet me Pogban (FOTO)

Futboll 18 Tetor 2019 08:58

Objektivi i Real Madrid, Paul Pogba, është takuar me Zinedine Zidane.

Real Madrid duket se nuk kanë hequr dorë nga Pogba, pasi së fundmi, trajneri i kësaj skuadre, Zinedine Zidane, është takuar vet me lojtarin.

Pogba ka ngjallur edhe një herë spekulimet për një transferim të mundshëm, pas këtij takimi të cilin për publikun e ka zbuluar e përditshmja angleze, ‘Mirror’.

Shtypi britanik ka zbuluar fotografi të shkrepura në Dubai, ku mesfushori dhe ish mesfushori i Francës janë takuar me njëri tjetrin.

Pogba ishte duke u rikuperuar nga një lëndim që e përcolli gjatë pauzës së kombëtareve.

 

-->