Testohen për Covid-19 e gjithë skuadra e Gjilanit

Futboll 22 Maj 2020 22:09

Klubi i Gjilanit ka njoftuar se ka kryer testin për Covid-19 , për të gjithë skuadrën ku pas daljes së rezultateve të gjithë kanë rezultuar negativ.

“SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative.

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të rrespektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.

-->