Tetë herë kampioni i botës, Marc Marquez “fluturon” nga motori dhe lëndohet keq

Moto GP 20 Mars 2022 12:50

Tetë herë kampioni i botës, Marc Marquez është përjashtuar nga gara e Grand Prix të Indonezisë për shkak të një tronditjeje të pësuar pas përplasjes së tij të madhe gjatë fazës së nxemjes, transmeton Insporti.

Marc Marquez “fluturoi” nga motori dhe u rrëzua.

Doktori i Marquez, Angel Charter tha: “Marc është mirë. Ai pati një përplasje e cila rezultoi në një lëndim në kokë. Fillimisht e kontrolluam këtu dhe më pas e dërguam në spitalin e Lombok. Ai iu nënshtrua disa analizave radiologjike, të cilat rezultuan negative. Kjo lloj patologjie kërkon një periudhë vëzhgimi nga 12 deri në 24 orë”.

Marquez tani do të synojë të jetë plotësisht i aftë për Grand Prix të Argjentinës pas dy javësh.

/Insporti.com

-->