Tetë kapitenët e përballjeve më epike

Futboll 05 Shkurt 2018 14:13

Shumëkush mendon se roli i kapitenit në një skuadër, është i ekzagjeruar në rolin e një titulli ceremonial.

Mirëpo, klubet e mëdha nuk mund të funksionojnë pa një lider të vërtetë në fushë, i cili i inspiron, motivon e madje edhe ndonjëherë merr mbi supet e tij edhe arsyen apo qëllimin e ndonjë veprimi që ndodh.

Këta tetë kapiten kanë treguar se duke poseduar të gjitha këto kualitete të lartë përmendura, kanë arritur që gjatë viteve t’i udhëheqin skuadrat e tyre drejt disa prej përballjeve më epike në histori të futbollit.

Francesco Totti kundër Lazio-s, në vitin 2000

Francesco Totti ishte vetëm 22 vjeçar, kur ishte emëruar kapiten tek skuadra e Romës në vitin 1998, me ç’rast ishte shndërruar në kapitenin më të ri në histori të Serie A. Ai kishte mbajtur shiritin e kapitenit deri në ditën kur u pensionua, gati 20 vite më vone.
Totti ishte vetëm në sezonin e tij të tretë tek Roma dhe si 24 vjeçar udhëhoqi skuadrën drejt derbit Romak në “Olimpico”, përball rivalëve të tyre më të fuqishëm Lazio, e cila ishte Kampion në fuqi nga sezoni paraprak. Ndeshja e cila u zhvillua në Dhjetor të vitit 2000, i takoi Romës së Totti-t me rezultatin 1-0. Përkundër që tek Roma kishte lojtarë më të vjetër, si Cafu, Gabriel Batistuta dhe Aldair, Totti ishte lojtari që inspiroi fitoren e Romës e cila u vendos me një autogol të pjesës së dytë nga Paolo Negro i Lazios. Në fund të sezonit, Roma arriti të shpallej kampion, duke e fituar trofeun vetëm trofeun e tyre të tretë në Serie A, i cili ngelet edhe titulli i tyre i fundit deri në ditët e sotme.

Theodoros Zagorakis kundër Portugalisë, në vitin 2004

Theodoros Zagorakis ishte si një kolos grekë, në udhëtimin e Kombëtares së Greqisë drejt titullit të tyre në Kampionatin Evropian në vitin 2004.
Mirëpo, hiq më pak se vet shoku i kualifikimit të Greqisë në finale të Euro 2004, nuk ishte as fitorja e tyre ndaj një ekipi si Portugalia, të cilën e mposhtën me rezultat minimal 1-0, ku helenët kishin arritur edhe në këtë ndeshje të mos pësonin gol.
Mbrojtësi luftarak Zagorakis, paraprakisht kishte luajtur në Premier League për skuadrën e Leicester City-t, por në vitin 2000 ishte kthyer në vendlindje për ta vazhduar aventurën e tij tek skuadra greke e AEK-ut të Athinës. Më shumë se kushdo tjetër, ai e kishte mishëruar shpirtin luftarak grekë në fushë, duke bërë që grekët të fitojnë në mënyrën e vetme që dinin.
Përpos ngritjes së trofeut në fund të Kampionatit, Zagorakis u shpall edhe lojtari më i mirë i kompeticionit, e më vonë për përpjekjet e tij heroike në fushë, përfundoi po ashtu edhe në pozitën e pestë të radhitjes, për kandidaturën e fitimit të trofeut të “Topit të Artë” për vitin 2004.

Steven Gerrard kundër AC Milan, në vitin 2005

Asnjë ndeshje tjetër në historinë e Liverpool, nuk dallohet më shumë se finalja e vitit 2005 të Ligës së Kampionëve.

Në një përballje epike për “Të Kuqtë”, të cilët në fillim të kësaj gare u cilësuan si autsajder, në pjesën e parë ishin duke humbur me rezultatin 3-0 nga “Rosonerët”.
Me fillimin e pjesës së dytë, kapiteni Steven Gerrard e udhëhoqi skuadrën me një shembull të paparë dhe një rikthim madhështor pa Liverpool-in teksa e barazoi rezultatin në 3-3 deri në minutën e 60-të. Në vazhdimin e ndeshjes, skuadra angleze arriti t’i kontrollojë emocionet e saj, duke e dërguar ndeshjen deri në ekzekutimin e penalltive, më ç’rast arriti t’i mposht italianët e Milan 3-2 në penallti.
Ishte vetëm sezoni i parë i plotë i Gerrard si kapiten, pasi e kishte trashëguar në mënyrë të përhershme shiritin e liderit të skuadrës në Tetor të vitit 2003. Në fakt, Gerrard sezonin 2004/05 e kishte filluar me lëndime, mirëpo pa ndërhyrjen e tij, ajo natë në finalen e Stambollit do të kishte përfunduar ndryshe për Liverpool.

David Beckham kundër Greqisë, në vitin 2001

Ndeshja kualifikuese e Anglisë kundër Greqisë, për Kampionatin Botërorë 2002, mbahet mend vetëm për golin e shënuar të David Beckham nga gjuajtja e lirë, në kohën shtesë të ndeshjes.
Goli i kapitenit të “Tre Luanëve”, e kishte barazuar rezultatin në 2-2, dhe i dhuroi atyre një pikëshin e nevojitur për t’u kualifikuar në Botërorin e vitit 2002.
Mirëpo edhe para atij goli ikonë nga ndërprerja, Beckham kishte një paraqitje si një njeri i pushtuar, i cili po e tërhiqte “zvarrë” skuadrën e tij që ishte duke pasur një paraqitje të dobët.
Ndeshja ka qenë dashur të ishte një punë e lehtë për anglezët. Greqia ishte skuadër tjetër nga ajo e cila e fitoi tri vite më vonë Evropianin, dhe arriti të ishte vetëm në pozitën e katërt në grupin e tyre kualifikues. Por, lojtarët anglezë me përjashtim të kapitenit David Beckham, gjatë ndeshjes paralajmëronin një dorëzim nën presionin e rezultatit.

Diego Maradona kundër Gjermanisë Perëndimore, në vitin 1986

Kampionati Botëror i vitit 1986, ishte turneu i Diego Maradonës dhe ai ishte kapiten i Argjentinës, e cila e ngriti trofeun e Botërorit për herë të dytë brenda një periudhe tetë vjeçare.
Në rrugëtimin e tij drejt finales, Maradona dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Anglisë, duke shënuar njërin prej golave më të shkëlqyer të të gjitha kohërave.
Finalja kundër Gjermanisë Perëndimore nuk ishte asgjë më pak se një triler i vërtetë. Gjermanët kishin një plan për ta ndalur Maradonën, apo në fakt ashtu mendonin ata.
Markimi i tij nga lojtarët e gjerman, i dha lojtarëve tjerë të skuadrës së Argjentinës mundësinë që të shkëlqenin dhe “Albiceleste” u gjendën në epërsi prej 2 golave. Mirëpo, kjo bëri që gjermanët të ktheheshin furishëm duke e barazuar rezultatin në 2-2. Në këtë moment doli në pah Maradona, i cili dërgoi një pasim milimetrik për Jorge Burruchaga-n, që shënoi për fitoren e Argjentinës.

Roy Keane kundër Juventus, në vitin 1999

Shumë komentator të futbollit, golin me kokë të Roy Keane kundër Juventus në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 1998/99, e patën përshkruar si “goli  kapitenit”.
Para atij momenti, United ishin duke humbur me rezultatin 2-0 dhe me atë të përgjithshëm edhe nga ndeshja e parë 3-1. Kështu që “Djajve të Kuq”, i nevojitej në mrekulli për të avancuar në finalen e parë të Kupës Evropiane që nga viti i largët 1968.
Disa momente pas shënimit të golit nga Keane, kapiteni i United ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe ishte i vetëdijshëm që do të mungonte në finale, në rast se Manchester do të avanconte më tutje. Më pak se një minutë më vonë, United barazoi rezultatin e përgjithshëm në 3-3, përmes sulmuesit Dwight Yorke. Në atë moment, skuadra do të kalonte tutje në bazë të golave të shënuar si mysafir, por Keane asnjëherë nuk hoqi dorë dhe epilogu i qartë i ndeshjes përfundoi në momentin kur Andrew Cole shënoi edhe golin e tretë të mbrëmjes për “Djajtë e Kuq”, për rezultatin final 4-3.
Manchester United më pas, do të arrinte të triumfonte edhe në finale, në një prej ndeshjeve më drithëruese në historinë e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Bayern Munchen në minutat shtesë të lojës.

Cristiano Ronaldo kundër Suedisë, në vitin 2013

Pasi kishte përfunduar në pozitën e dytë në grup, për kualifikimet e Kupës së Botës 2014, Portugalia shpresonte të siguronte plasmanin në fazën përfundimtare të kësaj gare, duke e mposhtur Suedinë në dy ndeshjet e playoff-it.
Ishin dy lojtarë të “peshave të rënda” që po i udhëhiqnin skuadrat e tyre, me Zlatan Ibrahimoviç si kapiten i Suedezëve dhe Cristiano Ronaldo në rolin e kapitenit për Portugalinë. Vetëm njëri nga këta të dy, do të mund të ishte i pranishëm në Kampionatin Botërorë në Brazil, që do të zhvillohej verën e vitit 2014.
Ronaldo veçse kishte shënuar gol në ndeshjen e parë që ishte zhvilluar në Portugali, ku “Seleção” kishte epërsinë prej 1-0 nga ai ballafaqim. Por, ishte ndeshja e dytë që u zhvillua në Stokholm, në të cilën Cristiano dëshmoi veten. Ronaldo pati një paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar hat-trick në pjesën e dytë, për ta përmbyllur fitoren e portugezëve me rezultat 3-2, duke i bërë të parëndësishëm dy golat paraprak të Suedisë, që ishin shënuar nga Ibtahimoviç, me ç’rast Portugalia e siguroi biletën në Botëror me rezultatin e përgjithshëm 4-2, nga dy ndeshjet e playoff-it kundër skandinavëve.

Lionel Messi kundër Ekuadorit, në vitin 2017

Argjentina ishte në një rrezik serioz për të mos qenë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, për herë të parë që nga viti 1970.
Shpresat e tyre për tu kualifikuar mbështeteshin në ndeshjen e fundit, të cilën do ta zhvillonin si mysafir kundër Ekuadorit. Argjentina nuk kishte fituar në Ekuador që nga viti 2001 dhe kishin me të vërtetë një punë të vështirë, aq më shumë pasi u gjenden në disavantazh, vetëm 40 sekonda pasi kishte filluar ndeshja.
Në atë moment në skenë doli Lionel Messi, një kapiten i cili nuk ishte i njohur për lidershipin e tij verbal në fushë, por me shembullin të cilin e vendoste për të inspiruar të tjerët.
Dy golat nga Messi brenda 20 minutash, e ndryshuan rrjedhën e lojës. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe kapiteni i kombëtares së tij që nga viti 2011, në pjesën e dytë arriti ta përmbyllte dilemën e fituesit duke shënuar edhe golin e tretë, për hat-trick.
Në këtë mënyrë Lionel Messi, arriti ta siguronte plasmanin e Argjentinës në Botëror, i cili nuk do të mund të imagjinohej pa skuadrën e “Albiceleste”. /Insporti.com

-->